Një numër i konsiderueshëm i rusëve nëpër barrikada nuk po i binden urdhrit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi mbrëmë se largimi i këtyre barrikadave do të nisë mëngjesin e sotëm dhe do të përfundojë brenda 48 orëve.
Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se ata (rusët) të cilët po udhëhiqen drejtpërdrejt nga Moska, janë këmbëngulës që barrikadat të mos hiqen.
“Kanë filluar tashmë përplasjet dhe ndasitë mes barrikaduesve. Derisa shumica janë për respektim të urdhrit të Vuçiqit, rusët po paraqesin problem duke kundërshtuar dhe duke mos dashur të lejojnë largimin e tyre. Dyshohet se ata (rusët) i kanë djegur kamionët gjatë natës mbi urën e Zveçanit në shenjë revolte kundër një urdhri të tillë. Mësohet se Vuçiq ka nisur nga Beogradi ‘njerëz të fortë’ në barrikada për të mos lejuar pengimin e largimit të tyre nga grupe të caktuara” kanë thënë burimet.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…