Nisin reshjet e borës në zonat malore, reshjet për momentin kanë përfshirë fshatin Dardhë në lartësinë mbi 1600 m. Për momentin reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk ka probleme në lëvizjen e mjeteve, pavarësisht se në fundjavë dhe zona ka vizitorë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat koktraktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese.
Këshillohet për drejtuesit lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.