LAJME

Një burrë nga brazili inskenoi funeralin e tij për të parë se kush do të shkonte

A keni menduar ndonjëherë se si do të jetë funerali juaj, ose kush mund të paraqitet? Epo, një burrë kureshtar brazilian ka falsifikuar vdekjen e tij për ta zbuluar.

Baltazar Lemos, 60 vjeç, nga Curitiba, Paraná, njoftoi vdekjen e tij në mediat sociale dhe organizoi një funeral për miqtë dhe familjen e tij.

Pra, ashtu si episodi në Friends ku Ross Geller mbajti një funeral të rremë për të parë se cilët nga shokët e tij të vjetër të kolegjit do të merrnin pjesë, Lemos mashtroi për të parë se kush do të shfaqej.

Për fat të keq për 60-vjeçarin brazilian, funerali i tij nuk dha rezultatet që ai priste, çdo gjë shkoi në mënyrë katastrofike.

Në fillim të këtij muaji, Lemos postoi një foto në faqen e tij në Facebook, megjithatë, miqtë e tij mund të shihnin nga sfondi i imazhit se ai ishte në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Ndërsa pas disa ditësh ai postoi sërish duke njoftuar se kishte vdekur.

“Në fillim të kësaj pasditeje të trishtë, Baltazar Lemos u largua nga ne. Më shumë informacione do të vijnë së shpejti”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Kjo e la familjen e tij në tronditje. Ata nuk ishin në dijeni se ai ishte i sëmurë.

Miqtë u mërzitën, duke përfshirë nënën e tij 80- vjeçare që e cila është në karrige me rrota.

Më pas filluan t’i bëjnë homazhe atij dhe jetës së tij. Shumë komentuan postimin për të pyetur për detajet e vdekjes së tij dhe shkakun, por nuk u dhanë më shumë informacion.

Miqtë dhe familja u mblodhën në funeral për t’i bërë nderimet e tyre brazilianit në një kishë në qytetin e tij të lindjes, Curitiba. Por sapo filloi ceremonia, zëri i Lemos filloi të dëgjohej nga altoparlantët, duke detajuar 60 vitet e jetës së tij.

Të pranishmit u tronditën dhe menduan se ai e kishte rregjistruar kasetën përpara “vdekjes së tij”.

Dyert e alterit pastaj u hapën dhe miqtë dhe familja mbetën të shokuar.

Funerali i mashtrimit nuk dukej se kishte rezultatet që priste Lemos. Ndërsa ai u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur dhe pse donte të falsifikonte vdekjen e tij, familjarët të cilët ishin pikëlluar për vdekjen e tij e akuzuan për mizori.

Lemos tha për gazetën braziliane Otempo “Kisha një ide pesë muaj më parë. Doja të shtiresha si i vdekur, njerëzit e pritën shumë keq, por e vërteta është se unë doja të dija se kush do të vinte tek unë.”

Ai gjithashtu kërkoi falje për mashtrimet e tij. “Nuk i thashë askujt, sepse shpresoja se do të funksiononte. Nuk kisha ndërmend të lëndoja, ofendoja ose t’i shkaktoja ndonjë dëm dikujt. Unë sinqerisht u kërkoj falje këtyre njerëzve”

Një tjetër nga miqtë e tij i tha Otempo, “E njoh që nga viti 2001. Mendova se ngjarja ishte e tmerrshme. U pikëllova shumë dhe më pas u  ndjeva i indinjuar kur mësova se ishte një gënjeshtër. Për mua, ai vdiq në datën 17 (ditën kur u shpall vdekja e rreme), kur mora vesh gjithçka. U ndjeva shumë keq”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

18 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago