Një familje e tërë e vrarë me gjakftohtësi nga terroristët e Hamasit

Një familje prej pesë anëtarësh është në mesin e atyre që humbën jetën në sulmet e Hamasit në Izrael.

Kjo është bërë e ditur nga ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett – përmes një postimi në X (ish-Twitter).

Në publikimin e tij, ai ka shpërndarë një foto të familjes para sulmit, përcjell Telegrafi.

“Shikoni fytyrat e tyre të lumtura. Dashuria e tyre”.

Familja Kedem që thuhet se vdiq nga sulmet e Hamasit përfshinte babanë Jonathan, nënën Tamar, vajzat 6-vjeçare Schachar dhe Arbel dhe djalin Omer katër-vjeçar.