LAJME

Një gjermane që promovon Shqipërinë, përpjekjet e Leas për të shpërndarë imazhin e turizmit të qëndrueshëm

“Shqipërisë i duhet një imazh, madje një fytyrë e re për të joshur turistët dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet promovimit”. Në këtë përfundim ka arritur pas 6-muajve qëndrim kryesisht në Tiranë, Lea Lohmüller, një studente gjermane që po synon të promovojë turizmin e qëndrueshëm shqiptar.

“Unë jam duke punuar me projekte të ndryshme, të cilat i bashkon “turizmi i qëndrueshëm”. Në thelb ne po përpiqemi të ndihmojmë në promovimin e turizmit shqiptar, gjithmonë në rrafshin e qëndrueshmërisë afatgjatë”.

Për Lean, promovimi i turizmit nuk duhet të përfshijë vetëm sezonin veror.

“Mendoj se problemi lidhet me konceptin e “turizmit sezonal”. Njerëzit vijnë kryesisht vetëm në verë, kryesisht për të shkuar në plazh.. Duhet punuar përmes promovimit të destinacioneve për të pasur turistë gjatë gjithë vitit. Njerëzit mund të shkojnë për ngjitur malet apo vizituar sitet kulturore në çdo stinë të vitit.”

Po çfarë është turizmi i qëndrueshëm? Ekspertë të fushës tregojnë edhe se si mund të arrihet ky objektiv.

Vitet e fundit janë bërë përpjekje të kushtueshme për promovimin e Shqipërisë, por ato s’kanë qenë asnjëherë të mjaftueshme dhe tërësisht të efektshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago