Një gjykatës federal ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të ndaluar funksionimin e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës.
Madje ai e quajti një “rast klasik të vendimmarrjes arbitrare”.
Gjykatësi James Paul Oetken bllokoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, nga shkarkimi i më shumë se 1200 gazetarëve, inxhinierëve dhe stafit të tjerë që ajo mënjanoi dy javë më parë, pasi presidenti Donald Trump urdhëroi shkurtimin e financimit të saj.
Bëhet e ditur se Oetken lëshoi një urdhër të përkohshëm kufizues që ndalonte agjencinë nga “çdo përpjekje e mëtejshme për të ndërprerë, reduktuar në fuqi, vendosje në pushim” punonjës ose kontraktorë, dhe nga mbyllja e çdo zyre ose për t’u kërkuar punonjësve jashtë shtetit të kthehen në SHBA, shkruan euronews.
“Kjo është një fitore vendimtare për lirinë e shtypit dhe Amendamentin e Parë, dhe një qortim i ashpër ndaj mospërfilljes së plotë të administratës Trump për parimet që përcaktojnë demokracinë tonë”, tha avokati Andrew G. Celli Jr.
Pasi një koalicion i gazetarëve të Zërit të Amerikës, sindikatave të punës dhe grupit jofitimprurës të gazetarisë Reporterët pa Kufij paditi administratën Trump javën e kaluar për të bllokuar shkurtimet, vendosi kështu gjykatësi Oetken.
Dhe, në fund të fundit, ata kërkojnë që Zëri i Amerikës të kthehet në transmetim.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…