Kryeministri Rama tha se gjatë qeverisjes së tij janë dhjetëfishuar investimet në ushtri. Ai theksoi se sot pagat në ushtri janë më të larta në rajon.
“Ka qenë 28 milionë euro. Ushtria më e keqpaguar në Europë dhe e kapur keq nga korrupsioni. Sot është 280 milionë euro. Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit. Edhe Serbinë e kemi sapo kaluar me pagat në ushtri. Synojmë që brenda mandatit të katërt në Shqipërinë 2030, paga mesatare të jetë në mesataren e pagave të vendeve të NATO-s”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri njoftoi se Shqipëria do të blejë edhe një anije të madhe luftarake, por nuk dha më shumë detaje.
“Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s. Sot, me flotë helikopterësh dhe së shpejti me një anije të madhe luftarake, veç të voglave. Ky është vetëm fillimi i një transformimi. Industria ushtarake ka nisur të hedhë themelet.
Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar”, tha Rama.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…