FOTO&VIDEO

Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut, ka tani një detyrë të re. Ai shërben edhe si kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në qendrën ku shërben imami dhe e pyeti atë rreth komunitetit mysliman shqiptar si dhe për rolin e tij të ri në policinë e Nju Jorkut. Qendra Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut njihet për tolerancën fetare.

Tahir Kukaj, i cili shërben si imam në këtë qendër ka edhe një rol tjetër, siç mund ta shihni edhe nga uniforma. Duke filluar nga qershori i këtij viti, ai është kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut. Detyra e tij nuk është të predikojë fenë në polici, sepse shteti është laik. Por ai kujdeset për njerëzit që kanë nevojë në aspektin shpirtëror dhe emocional.

“Dje shkova për të vizituar një polic që kishte patur një goditje të vogël. Ishte hera e parë që shihte një kapelan. Kur i tregova se kush isha, u ngrit në këmbë dhe më tha: kam nevojë për lutjet tuaja”. Departamenti i policisë ka gjithsej 11 kapelanë dhe zoti Kukaj është i vetmi që përfaqëson shqiptarët dhe komunitetin mysliman në këtë njësi. Nuk është e rastit, sepse imami shërben në një qendër fetare që njihet për tolerancën e saj. “Muajin mars dhe prill e kemi caktuar si muajin kur komuniteti mblidhet së bashku. Ata vijnë e falen në xhami, ne falemi në kishë, apo në sinagogë. Rinia dhe popullata e komuniteteve të ndryshme dalim dhe pastrojmë rrugët, shkojmë në spitale, vizitojmë njerëzit e sëmurë dhe të moshuarit, pa dallim besimi.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago