POLITIKE

Një imam turk në krye të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë?

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë ka një drejtues dhe ai nuk është një hoxhë shqiptarë, por një imam turk. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi është ajo që e ka caktuar Imamin. Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur, i cili ka bërë me dije këtë lajm.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë. ”Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Madje Imami Enes Bashtur e ka fshirë nga rrjetet e tij sociale këtë njoftim. Ky lajm i paraprin vizitës ditën e enjte në vendin tonë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Edi Rama dhe gjithashtu do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.

Historia për inaugurimin e kësaj xhamie ka vite debate, që lidhet me përplasjet e presidentit turk dhe njerëzve të tij me komunitetin mysliman. Presidenti Erdogan dhe njerëzit e tij pretendojnë se Komuniteti Mysliman Shqiptar drejtohet nga njerëz të papëlqyer prej tij, kryesisht nga ata që i ka shpallur armiq, njerëz të drejtimit të Fethullah Gylen, klerikut turk, dikur mik i Erdoganit, tani armiq të përbetuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago