POLITIKE

Një ish-rojtar, një profesor… — Kush janë të propozuarit e AAK’së për zv.kryeministër e për ministra

Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj – Stublla, Selim Selimi dhe Blerim Kuçi, janë propozuar për ministra nga AAK.

Punën e parë e nisi në këtë objekt që në atë kohë ishte vendosur misioni i OSBE-së.

Por angazhimi i tij në këtë institucion të rëndëishëm nuk ishte në ndonjë zyrë.

Besnik Tahiri punonte si roje në hyrje të ndërtesës ku ishte vendour pas lufte misioni i OSBE-së.

Por, 20 vjet më pas, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pritet ta marrë një pozitë të lartë në hierarkinë shtetërore.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, që është edhe magjistër i shkencave për qeverisje lokale dhe zhvillim ndërkombëtar. pritet të jetë zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë Hoti.

Ish – këshilltari i Ramush Haradinajt, që nuk arriti të bëhët kurrë deputet e as kryetar i Prishtinës, ndonëse garoi disa herë pritet të jetë dyshi në qeverinë e re.

Tahiri, babai i tre fëmijëve që së fundi ishte koordinator nacional për reforma në Qeveri, nuk nuk është i vetëm nga AAK, që pritet ta udhëheq digaster të rëndësishëm.

Ministrin në detyrë, Glauk Konjufca, pritet ta zëvendësoj, ish – këshilltarja e kryeministrit të kaluar, Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj.

Meliza Haradinaj, që studimet posdiplomike për Diplomaci i kreu në Britani, pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ish asambleiste e Kuvendit Komunal të Prishtinës, nëna e dy fëmijëve, gjatë vitit 2019, ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht dhe 100 euro gjobë, për akuzat për mosdeklarimin ose deklarim të rremë të pasurisë.

Meliza Haradinajm që në bazë të mbiemrit e kanë identifikuar me Familjen Haradinaj, nuk ka lidhje familjare me kryetarin e partisë

Ndërkohë, edhe ish – shefi i stafit në kabinetin Haradinaj, pritet të bëhet ministër.

Bëhet fjalë për Selim Selimin, nga Lugina e Preshevës, i cili pritet ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Selimi studimet për drejtësi i ka të kryera në Universitetin e Torinos dhe në Duke Univversity në SHBA.

Ndërsa ai pritet ta zëvendësojë ministren në detyrë, Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, pritet t’i takojë Ramë Likajt.

Likaj, është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Ndërsa, pritet ta marrë nën drejtim, ministrinë që konsiderohet që ka pasur ndër rezultatet më të dobëta në Kosovë.

Ndërkohë, Ministrinë e katërt që pritet t’i takojë AAK-së, pritet ta udhëheq një ish anëtar i LDK-së.

Ish – Kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, pritet ta marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomiksë, Tregtisë dhe Industrisë.

Kuçi me parë, ka qenë edhe ministër i Punëve të Brendshme dhe ish – deputet në Kuvendin e Kosovës.

Të mërkurën, LDK dhe AAK janë pajtuar që ta formojnë koalicionin e ri qeverisës së bashku me Nismën, AKR-në, Listën Serbe dhe minoritetet joserbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago