LAJME

Një jetë mes sfidash, të rinjtë me sindromën down po përfshihen në shoqëri përmes punësimit

Leonardi sapo nisi ditën e tij të punës. Së bashku me Besin, ai punon në një “bar-catering”. Si pjesë e stafit është edhe Marinela. Prej disa muajsh, këta të rinj me sindromën down janë punësuar me kohë të pjesshme nga një bankë e nivelit të dytë.

Puna e tyre e përditshme lidhet me pastrimin dhe sistemimin e tavolinave si dhe shërbimin në banak. Marinela është më e apasionuar pas pastrimit, megjithëse është duke mësuar edhe si të bëjë kafe në banak.

Megjithatë, “shefi i kafes” është Besi, i cili pret dhe përcjell klientët gjithmonë i buzëqeshur.

Këta janë disa nga të rinjtë e punësuar me sindromën down. Ndërmjetësimi për punësimin e tyre bëhet nga qendra Jonatan, pjesë e së cilës janë me dhjetra fëmijë dhe të rinj që trajtohen për t’u riintegruar në shoqëri. Punën e përditshme me këta individë na e tregon drejtuesja e qendrës: “Jemi një qendër që ofrojmë terapi zhvillimi dhe fizioterapi. Kemi rreth 15 vite që trajtojmë vajza dhe djem nga zero deri në 40 vjeç. Aktualisht, kemi 184 familje që përfitojnë nga shërbimet tona”.

Mbështetja më e madhe e këtyre fëmijëve dhe të rinjve janë prindërit, të cilët përtej çdo sfide që u ka ofruar jeta, po shijojnë çdo moment të rritjes dhe zhvillimit të tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

10 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

18 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

18 orë ago