Një makinë është përplasur në portën e Ambasadës ruse në kryeqytetit rumun, Bukuresht, duke shpërthyer në zjarr dhe duke vrarë shoferin, tha policia.
Sipas policisë në Bukuresht, makina u përplas në portën e Ambasadës rreth orës 06:00 sipas kohës lokale, më 6 prill, por nuk arriti të hyjë brenda kompleksit të ambasadës.
Zjarrfikësit arritën që ta shuanin zjarrin, por shoferi i makinës vdiq në vendin e ngjarjes, thanë autoritetet përmes një deklarate.
Katër shenjat e horoskopit që gjithmonë dashurohen me personin e gabuar
Videot e postuara pas incidentit tregojnë makinën e përfshirë nga zjarri teksa personeli i sigurisë shihej duke vrapuar.
Ende është e paqartë nëse ky ishte një aksident apo makina u përplas qëllimisht. Policia tha se po hetonte incidentin dhe nuk publikoi identitetin e shoferit.
Në javët e fundit, disa ambasada ruse në shtete të Evropës kanë qenë cak i protestuesve të zemëruar, pas nisjes së luftës të paprovokuar të Moskës në Ukrainë./REL/
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…