Ministri i jashtëm, Glauk Konjufca, ka propozuar sot tërheqjen e gjashtë ambasadorëve nga posti diplomatik.
Ai ka propozuar ambasaorët Znj. Vlora Çitaku, Z. Edon Cana, Z. Lirim Grejçevci, Z. Shpend Kallaba, Znj. Mimoza Ahmetaj, Z. Ylber Hysa, Z. Ramadan Avdiu, shkruan Bota sot.
E i propozuari për tu tërhequr nga posti diplomatik, Shpend Kallaba është ambasador në Ambasadën e Kosovës në Budapest të Bullgarisë.
Ai është vjehrri i Bubulina Krasniqit, motrës së deputetit Memli Krasniqi, e cila siç u raportua në media kohë më parë, po ashtu punon si këshilltare në të njëjtën ambasadë në Bullgari.
Ajo është e martuar me Pëllumb Kallabën, djalin e ambasadorit Shpend Kallaba.
Ky i fundit ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit dhe shërben si ambasador që nga viti 2012.