LAJME

Një nga kryebashkiakët më të pasur, zbulohen pronat dhe bizneset e Safet Gjicit

Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit pas publikimit të një videoje intime të tij duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.

Në të njëjtën kohë me deklaratën e Gjicit qeveria mori vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Videoja rezulton të jetë filmuar më 6 Qershor të këtij viti, pasi Gjici u rikonfirmua në krye të bashkisë për një mandat të dytë. Kujtojmë që më herët, SPAK nisi hetimet kryesisht pas publikimit të videos.

Nëse SPAK do të ngrejë ndaj Gjicit vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjici i shpëton verifikimit pasuror. Për shkak të veprimtarisë në fushën e biznesit, Safet Gjici është një nga kryebashkiakët më të pasur, sipas Report Tv. Gjici rezulton pronar i 9 apartamenteve dhe njësive në Tiranë, lokal në Tiranë, pronar i një vile 3 katëshe në Tiranë me sipërfaqe 432 m2, dy sipërfaqe ullishte rreth 2 mijë m2, 400 m2 tokë arë etj.

Gjici deklaron transaksione me vlertë qindra mijëra euro, mbi 500 mijë euro huamarrje, mbi 600 mijë euro obligacione, rreth 300 mijë euro hua për shoqërinë “Eurogjici Security” që e kontrollon përmes të afërmeve të tij si dhe dhjetëra mijëra euro në llogari bankare. Safet Gjici menaxhon përmes familjarëve të tij kompanitë si: Euro-Gjici, -Eurogjici-Security, Kevin Construksion, Futboll Klub Kukësi, Manjola Gjici dhe Eronaldo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

37 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago