KRYESORE

Një seri shpërthimesh të tmerrshme në Iran/ Dy shpërthime pranë varrit të gjeneralit Soleimani, mbi 100 të vdekur në Iran

Dy shpërthime të njëpasnjëshme të ndodhura në një varrezë në qytetin Kerma, ku po mbahej një ceremoni përkujtimore për komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2020, i kanë marrë jetën mbi 100 personave.

Media shtetërore iraniane raportoi se dy shpërthime ndodhën pranë vendit ku është varrosur Soleimani, ndërsa agjencia e lajmeve Tasnim bën me dije se ato u shkaktuan nga dy bomba me çanta që ndodheshin në hyrje të varrezës, të komanduara nga distanca me një telekomandë.

Babak Yektaparast, një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës të Iranit u ka thënë mediave vendase se deri më tani 103 persona kanë vdekur dhe 170 të tjerë janë plagosur, por numri mund të rritet në vijim.

Ngjarja në Iran vjen një ditë pasi numri dy i Hamasit, Saleh al Arouri, vdiq gjatë një sulmi izraelit mbi bazat e Hezbollaut në Bejrut dhe jo çuditërisht, një zyrtar iranian i ka cilësuar shpërthimet si “sulme terroriste”, por pa dhënë detaje se kush mund të qëndronte pas tyre.

Sa i përket Soleimanin, dikur gjenerali më i lartë ushtarak i Iranit, u vra në një sulm me dron amerikan gjatë një vizite në Irak në vitin 2020 ku do të takonte kryeministrin e atëhershëm Adil Abdul-Mahdi.

Sulmi me dron shkaktoi një krizë të madhe diplomatike midis SHBA-së dhe Iranit, duke çuar në sulme hakmarrëse me raketa kundër objekteve ushtarake amerikane në Irak dhe duke i shtyrë të dy vendet në prag të luftës.

Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë për funeralin e tij. Soleimani konsiderohet një hero kombëtar për mbështetësit e regjimit teokratik të Iranit dhe ai shpesh u përfol si figura e dytë më e fuqishme e vendit, pas liderit suprem Ali Khamenei.

Ai ishte komandanti i Forcave Quds – një divizion i Policëve të Gardës Revolucionare Islamike, përgjegjës për spiunazhin dhe operacionet ushtarake jashtë Iranit.

Grupi u konsiderua një organizatë terroriste nga SHBA, të cilët pretenduan se Soleimani mbikëqyrte oficerët e Forcave Quds ndërsa ata u përpoqën dhe dështuan të vrisnin ambasadorin e Arabisë Saudite në SHBA, Adel al Jubeir në kafenenë luksoze “Milano” në Uashington, në vitin 2011.

Soleimani u konsiderua gjithashtu si organizatori i operacioneve ushtarake të Iranit në Irak dhe Siri dhe me ndikim në zhvillimin e të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës”, i kategorizuar si “Boshti i së Keqes” nga zyrtarët perëndimorë, e që përfshin Iranin dhe milicitë e mbështetur prej tyre si Hezbollahu në Liban dhe Hamasi në Gaza.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

43 minuta ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago