KRYESORE

Një shkollë plot me rezervistë rusë dhe pjesëtarë të Wagnerit bëhet rrafsh me tokë, ukrainasit e godasin me HIMARS

Ushtria ruse ka pranuar se mes të shtunës dhe dielës, ukrainasit kanë shkrepur katër raketa M-30 nga sistemi raketor amerikan HIMARS, ku njëra prej tyre goditi një shkollë të mesme në Makajevk të Donbasit, brenda të cilës ishin strehuar rezervistët e mobilizuar rusë.

Siç raportojnë kanalet e ndryshme në Telegramin rus, sulmi ndodhi pak pas mesnatës së 1 janarit. E sulmet e djeshme të rusëve me dronë kamikaz mbi Kievin dhe qytetet e tjera, ishin një lloj hakmarrje, transmeton Telegrafi.

Separatistët pro-rusë u kanë thënë mediat ruse se janë shkrepur katër raketa, ku njëra prej tyre në mënyrë direkte goditi shkollën dhe ndodhi një shpërthim tejet i fuqishëm.

 

Zyrtarët rusë fillimisht kishin thënë se nga katër raketat e shkrepura nga HIMARS, tri prej tyre ishin shkatërruar nga mbrojtja kundërajrore dhe se vetëm një kishte goditur shkollën.

Por pamjet e postuara nëpër rrjetet sociale tregojnë se mbrojtja kundërajrore ruse as që kishte reaguar fare – dhe se katër raketat kanë goditur objektivat e parapara dhe se e fundit ishte më e fuqishmja.

Të dhënat për numrin e ushtarëve rusë të vrarë nuk dihen saktë, por sipas disa raportimeve në Telegram brenda objektit të shkollës gjendeshin nga 50 deri në 100 ushtarë rusë – e disa tjerë pretendojnë se ishin mbi 500 e në mesin e tyre kishte edhe pjesëtarë të Wagner.

Ajo çfarë është interesant është fakti se shkolla gjendej jo më shumë se 10 kilometra larg vijës së frontit. Raportohet se sulmi ndodhi si pasojë e pakujdesisë së rusëve, dhe se autoritetet e Moskës po kërkojnë llogari nga eprorët që kishin strehuar ushtarët e mobilizuar rusë në këtë objekt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

32 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago