LAJME

Pejë: Miku e fton dhëndrin në banesë, i hyn dajak bashkë me djem – e bëjnë për spital

Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në shumicën e rasteve përfshihen edhe familja e nuses dhe e dhëndrit. Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një banesë në rrugën “Bukureshti” në Pejë, ku një person bashkë me dy djemtë e tij kanë sulmuar fizikisht dhëndrin e tyre, bashkëshortin e vajzës/motrës, të cilin e bënë për spital.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur të dielën pasdite dhe motivi i konfliktit mes tyre që eskaloi në dhunë fizike dyshohet të jetë një mosmarrëveshje që viktima e kishte pasur me bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve që ka Sinjali, të dyshuarit fillimisht e kishin ftuar te banesa e tyre dhëndrin, e më pas e kanë rrahur me grushte, shqelma e një shufër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga viktima, i cili ka rrëfyer në detaje atë që kishte ndodhur, teksa pas një kohe të shkurtër, të dyshuarit janë dorëzuar vet në stacion policor.

Të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me veprën me të cilën ngarkohen dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit që të tre janë dërguar në mbajtje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago