Një qytet rus në kufi me Ukrainën është sulmuar nga një helikopter, thonë raportet, vetëm disa ditë pasi Rusia akuzoi Kievin për dërgimin e “diversantëve” përtej kufirit.
Një shpërthim u raportua në qytetin rus të Klintsy, rreth 50 kilometra nga kufiri ukrainas në rajonin Bryansk. Banorët pretendojnë se kanë parë një helikopter duke sulmuar një bazë ushtarake në qytet rreth orës 8 të mëngjesit me kohën lokale.
Në rrejtin social Telegram i përdorur nga banorët e qytetit, Podslushano Klintsy, përshkroi sesi helikopteri thuhet se qëlloi dy herë mbi një njësi ushtarake përpara se të largohej nga zona.
Një postim në kanal thoshte: “Një predhë goditi një pjesë të një baze ushtarake dhe një pjesë të një kompleksi apartamentesh”.
Alexander Bogomaz, guvernatori i rajonit Bryansk, u shpreh në kanalin e tij Telegram duke thënë se katër persona u plagosën në incident.
Ai shkroi: “Sot, territori i fshatit Zaimishche, rrethi i qytetit Klintsy, u granatua.
Kjo pason raportet për një shpërthim të veçantë në Klintsy më 11 qershor, pasi një gazetë ruse akuzoi “diversantët” ukrainas se vepronin në zonën e Bryansk.