BREAKING NEWS

Polonia përgatitet për pushtimin rus, panik mes popullsisë

Polonia ka qenë në tension që nga fundi i shkurtit të kaluar, kur Rusia njoftoi pushtimin e saj në Ukrainë. Pozicioni gjeografik i vendit, në kufi me Ukrainën, bën që Polonia të jetojë në ankth. Gjithashtu, që nga shpërthimi i konfliktit, më shumë se tre milionë ukrainas kanë kaluar kufirin dhe janë strehuar në vendin fqinj.

Gjatë më shumë se tre muajve që lufta ka zgjatur, qeveria polake ka furnizuar Ukrainën me të gjitha llojet e armëve. Dhe tani, sipas fjalëve të vetë kryeministrit polak, vendi i tij duhet të përgatitet për luftën, në rast se ajo do të zgjerohet.

“Nëse Rusia vendos të sulmojë Poloninë, Kremlini duhet të dijë se ka 40 milionë polakë të gatshëm të marrin armët dhe të mbrojnë atdheun e tyre”, tha Mateusz Morawiecki.

Në të njëjtën kohë, sipas “El Mundo”, kryeministri polak ka paralajmëruar ndërtimin e 314 poligoneve të reja në të gjithë vendin, duke arritur kështu në 2500. Synimi i qeverisë polake është që të gjithë qytetarët të njihen me përdorimin e pistoletës dhe pushkës. “Siç thotë shprehja latine: nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha Morawiecki.

Fjalët e kryeministrit kanë shkaktuar konfuzion në popullatë dhe në të njëjtën kohë frikë nga një pushtim i mundshëm rus. Po kështu, deklaratat e tij kanë ngjallur kritika, pasi në vend që t’i jepte siguri njerëzve të tij, Morawiecki ka mbjellë panik.

Ndërkaq, ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka treguar përforcimin e ushtrisë së tij me formimin dhe vendosjen e dy divizioneve të reja të kombinuara të armëve përgjatë lumit Vistula dhe përveç kësaj, grupi polak i armatimit ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë koreano-jugore Hyundai Rotem për të zhvilluar së bashku tanke dhe blinda, përveç blerjes së tankeve K2 dhe armëve AHS Krab, nga Koreja e Jugut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago