KRYESORE

Një shqiptar dyshohet se është infektuar nga koronavirusi

Një nga personat e prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë një shtetas shqiptar. Lajmi nuk konfirmohet nga autoritetet amerikane, edhe për faktin e thjeshtë se ky person është i pajisur me dokumente britanike.

Por Televizioni Klan ka mësuar në mënyrë të pavarur, se pikërisht personi që është diagnostifikuar me virusin e fundit kinez në aeroportin e Los Angelos, menjëherë sapo avioni me të cilin udhëtonte që po vinte nga qyteti Wuhan, është shtetas shqiptar, me dokumente britanike, por me kombësi kosovare.

Por me shumë mundësi bëhet fjalë për një shtetas shqiptar nga një qytet në veri të Shqipërisë. Personi në fjalë po udhëtonte nga qyteti kinez i Wuhanit, aty ku edhe shpërtheu virusi vdekjeprurës, drejt Los Angeles për një vizitë familjare tek e motra.

Burri rreth të dyzetave, prej disa kohësh punonte në një kompani britanike në qytetin e Wuhanit në Kinë. Sipas mediave amerikane, ai shënon edhe rastin e tretë të prezencës së virusit ne Shtetet e Bashkuara.

Burri ishte ndjerë keq gjatë udhëtimit në avion dhe sapo ka zbritur në Los Angelos është identifikuar nga mjekët e instaluar në aeroport me virus, pasi ra menjëherë në koma, kur iu nënshtrua kontrollit mjekësor.

Pasi u shtrua në spital, autoritetet mjekësore në Los Angelos, shprehen se personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk rrezikon jetën.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti,…

3 minuta ago

Erdogan thotë se Izraeli po rrezikon ekzistencën dhe të ardhmen e vet

“Me çdo akt shtypjeje, çdo pikë gjaku të derdhur, çdo krim kundër njerëzimit, Izraeli po…

3 orë ago

Drashkoviq: Vrasja e 6 fëmijëve serbë në Pejë, u krye nga regjimi i Millosheviqit dhe UDBA

Ish-politikani dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe nuk e ka…

3 orë ago

Trump kërcënoi Iranin, aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, ku do të stacionohet, teksa…

8 orë ago

Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin, thotë se ka shkatërruar mbi 120 lëshues raketash iraniane

Në një zhvillim të fundit në luftën Izrael – Iran, Izraeli ka pretenduar se ka…

9 orë ago

Deklarimi i Trump për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kurti: Hapi i parë dorëzimi i Radojçiqit pastaj ta nënshkruajnë një marrëveshje bazike

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me deklarimin e…

9 orë ago