Themeluesi i think-tankut “Strategic Analysis”, sllovaku Jan Cingel, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës ku një pjesëtar i Policisë u vra nga një grup terrorist i drejtuar nga Milan Radojiciq, shkruan Express.
Cingel ka pyetur se si Qeveria e Serbisë mund të jetë në mënyrë kaq kolosale budallaqe.
Ai ka thënë se aktualisht Kosova është nën sanksionet e Bashkimit Evropian dhe se gjithçka që Vuçiq duhej të bënte, është që të ulej dhe të priste që Kurti të prishej me Perëndimin dhe “të groposte varrin e tij politik”.
Cingel në teorinë e tij thotë se e gjithë kjo u “hodh në ajër” me një operacion të dështuar. Analisti sllovak thotë se e pas gjithë kësaj çfarë ka ndodhur “e nuhatë Aleksander Vulinin”, shefin e inteligjencës serbe.
“ Si mund të jetë Qeveria e Serbisë kaq budallaqe kolosale? Ka fjalë për fjalë sanksione të BE-së për Kosovën. Gjithçka që duhej të bënte Vuçiq ishte vetëm të ulej dhe të priste që Kurti të përplasej me Perëndimin dhe të gërmonte varrin e tij politik. Ata e shpërthyen atë me një operacion të dështuar. Nuhas Vulinin pas kësaj…”, ka shkruar Jan Cingel.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…