Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzces.
Lëkundjet ishin mjaft të forta saqë u ndjenë në Stamboll dhe në kryeqytet Ankara.
Të paktën 46 persona janë plagosur. Kjo sipas zyrtarëve përgjegjës.
Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 km në 10 km.
Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon.
Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parit.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.
Por më vonë agjencia turke e fatkeqësive tha se 37 ishin plagosur në Duzce, një në Stamboll, gjashtë në Zonguldak dhe një në Sakarya në bregun e Detit të Zi dhe një në Bolu, në juglindje.
Fotot gjatë natës tregojnë shumë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur.
Duzce u godit nga një tërmet i madh me magnitudë 7.2 në vitin 1999, i cili la të paktën 845 njerëz të vdekur.
Ai pasoi një tërmet edhe më të madh muaj më parë në qytetin e Izmit, 100 km në perëndim, i cili vrau më shumë se 17 mijë dhe la ndërtesat në rajon në një gjendje të dobësuar.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…