Korrespondentii luftës Alexander Sladkov njoftoi vdekjen e gjeneralmajorit Roman Kutuzov në lindje të Ukrainës.
Gjenerali Kutuzov thuhet se ishte në vijat kryesore të frontit në Lindje, duke i çuar ushtarët e tij në betejë. Koordinatat e tij dyshohet se u zbuluan përpara se të shënjestroheshin nga sulmet e sakta të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Kjo u bë e ditur të dielën, më 5 qershor, nga korrespondenti i luftës Alexander Sladkov në Telegramin e tij.
“Ti u largove si një ushtar, si një luftëtar. Jo të gjithëve u jepet kjo shancë”, ka thënë gazetarja në postim.
Nga ana tjetër, kanali Telegram i Informatorit Ushtarak sqaroi se Kutuzov vdiq gjatë një misioni luftarak afër fshatit Nikolaevka, rrethi Popasnyansky,në Luhansk.
Ky është gjenerali i katërt rus që vritet në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…