FOTO&VIDEO

Një toger i inteligjencës ushtarake serbe, mes tre të akuzuarve për sulmin terrorist

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, që është kryer një vit më parë. Ndër veprat penale për të cilat akuzohen, është edhe rrezikimi i rendit kushtetues, nëpërmjet veprave terroriste e spiunazhit. Një nga të akuzuarit është pjesëtar i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, VBA

Një toger i inteligjencës ushtarake serbe është në mesin e tre personave ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur të martën, aktakuzë për sulmin me rreth 20 kilogramë eksplozivë të kryer një vit më parë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Aktakuza përfshin vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, që akuzohen për “Rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, dhe për terrorizëm. Ata dhe Igor Dimiqi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se e realizuan sulmin mbi infrastrukturën kritike në fshatin Varagë, që ndodhet në veriun e banuar kryesisht me serbë.

“J.V. dhe D.V. akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, ‘Ibër Lepenc’, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes ‘Ibër Lepenc’,  i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, Jovan Viqentijeviqi është edhe toger në Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake të Serbisë – VBA dhe akuzohet për spiunazh.

“I pandehuri J.V., akuzohet edhe për veprën penale ‘Spiunazhi’. Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Toger, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat t’i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Aktakuzën për sulmin terrorist e ka ngritur prokurori special Bekim Kodraliu.

Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në shumë komuna, meqë nëpërmjet tij shpërndahet uji prej liqenit të Ujmanit deri te dy rajone: Ai i Mitrovicës dhe i Prishtinës.

Autoritetet intervenuan menjëherë, me qëllimin për ta evituar dëmin në Korporatën Energjetike të Kosovës, e cila nëpërmjet këtij kanali siguron ujin për ftohje.

Sulmi terrorist në Varagë të Poshtme të Zubin Potokut është i dyti i përmasave të mëdha, pas atij në Banjskë më 24 shtator 2023.

Për të dyja sulmet, institucionet e Kosovës e kanë bërë përgjegjëse Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati premtuar në disa raste se autoritetet e shtetit që udhëheq do të bashkëpunojnë për çështjen edhe me Policinë e Kosovës, por Beogradi zyrtar nuk u është përgjigjur deri tash kërkesave të Prokurorisë Speciale për bashkëpunim në hetim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago