Një xhami në Prishtinë festoi 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nder të kësaj dite, xhamia Bedri Kamberi ngriti flamurin amerikan.
Imami Labinot Maliqi tregon arsyet e këtij veprimi: “Ne, simbolikisht, në shenjë respekti, mirënjohje e falënderimi për çdo gjë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë për ne e po vazhdojnë të bëjnë edhe sot, vendosëm flamurin e Amerikës në xhaminë tonë, i cili do të qëndrojë 24 orë. Përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-ve në arritjet tona formuese. Shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohet sot popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kujtojnë këtë datë historike të rëndësishme. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti e bekoftë Kosovën dhe shtetin shqiptar”.
Imami tha për “Kosova Press” se synon që një praktikë të tillë ta bëjë të përvitshme: “Çdo 4 Korrik do ta vendosim flamurin e këtij vendi mik, partner dhe aleat i pazëvendësueshëm për Kosovën”. Kjo është hera e parë që në një xhami në Kosovë është ngritur flamuri i Amerikës.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…