Qytetarët e Kosovës kanë mbushur marketet të mërkurën në mbrëmje, disa orë pas vendimit të qeverisë për masat parandaluese ndaj koronavirusit.
Përball përhapjes së koronavirusit (COVID-19), marketet e Prishtinës janë mbushur me qytetarë të cilët janë furnizuar me produkte ushqimore.
Disa fotografi të cilat i ka siguruar Insajderi, shfaqin njërin prej marketeve në kryeqytet të mbushur me konsumatorë teksa mbushin shportat me produkte esenciale ushqimore.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot të ndërpres procesin mësimor në vend deri më datë 27 mars, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit (COVID-19).
Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është vendosur edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Do të pezullohet përkohësisht linja ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht.