Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si çmimi i një produkti të zakonshëm ushqimor, supë gjeli, është rritur për rreth 200%.
Prestreshi ka publikuar kuponin fiskal ku shihet se çmimi i supës, nga rreth 35 cent sa ka kushtuar deri para pak kohe, tashmë ka shkuar në 90 cent.
“Përderisa ankesat e qytetarëve janë gjithandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit”, ka thënë Prestreshi në një postim në Facebook, raporton KOHA.
Më herët, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, njoftoi se nesër do të thërrasë mbledhje urgjente të Komisionit të AKK-së ku do të koordinohen me Qeverinë rreth veprimeve që do të ndërmerren pas shqetësimeve që AKK-ja thotë t’i ketë pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19.
“Pas shumë shqetësimeve që i kemi pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19, dhe pas mbledhjes urgjente të qeverisë së Kosovës që u mbajt sonte në ora 20:00, zv.Kryeministri Hoti propozoi një Komision Ekzekutiv në përbërje të Autoritetit të Konkurrencës dhe disa Ministra për ta monitoruar keqpërdorimin e çmimeve në situatën e tillë emergjente. Nga nesër do të thërras mbledhje urgjente të Komisionit të AKK-së dhe do të koordinohemi me qeverinë”, tha Prestreshi.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…