Ka shkuar në 28 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Sot janë konfirmuar katër raste të reja e një prej tyre nga fshati Bibaj në komunën e Ferizajt.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se i konfirmuari i parë me COVID-19 nga kjo komunë kishte ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe ishte vendosur në Qendrën e Studentëve në karantinë dhe nuk ka pasur kontakt me familjen, apo bashkëfshatarët në Bibaj, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Pacienti zero apo i konfirmuari i parë me CoronaVirus në Ferizaj nga fshati Bibaj i ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe i vendosur në Qendrën e Studentëve ka qenë në karantinë, pra NUK KA PASUR fare kontakt me familjen dhe bashkëfshatarët e fshatit Bibaj, mirëpo me të shfaq simptomat është trajtuar nga IKShP ku ka rezultuar pozitiv me CoronaVirus e që tash po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së.