First Deputy Prime Minister of Kosovo and Minister of Foreign Affairs Behgjet Pacolli looks on during a press conference after a meeting with the Visegrad group in Budapest on October 11, 2017. / AFP PHOTO / ATTILA KISBENEDEK
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se si rezultat i pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi në të gjithë botën, nuk po mundet të del nga shtëpia e tij në Zvicër e as të hyjë në Kosovë.
Pacolli ka thënë se nuk po mundet të vijë në Kosovë sepse i duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë. Këtë masë parandaluese, Pacolli e quajti abnormale.
“ Per tu kthyar ne Kosove, me duhet te qendroj ne Karantin per dy javë… Eshte abnormale por tani une nuk di si te veprohoj ndryshe. Nuk mundem as me dal nga ketu e as me hy ne Kosove.. pra , mbetet vetem te punoi nga shtepija. Deri sa eshte e mundur une nuk jam duke kersy asgje, do te bej çka eshte e mundur, nga këtu!”, shkruan Pacolli.
Tutje, Ai tregoi se qytetarët e Luganos në Zvicer po i respektojnë rregullat e vetizolimit.
“Asnjë person i gjallë! Asnjëherë nuk ka ndodhur si kjo, i mbyllur në shtëpi, me familje! Shetitorja para shtëpisë time ishte vendi më i frekuentuar në Lugano , gjithmonë,… tre ditët e fundit.. vend fantazmë, “zonë e ndaluar”, askush nuk guxon ta përdorë atë.
Zoti e befte mirë!”, përfundon Pacolli.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…