LAJME

Njeriu i dytë që shkeli Hënën martohet në moshën 93 vjeçare

Ish-astronauti amerikan Buzz Aldrin është martuar për herë të katërt në ditëlindjen e tij të 93-të.

Aldrin pilotoi fluturimin legjendar Apollo 11 në hapësirë ​​në vitin 1969, duke u bërë një nga dy njerëzit e parë që eci në Hënë pas komandantit të misionit, Neil Armstrong.

Ai është një nga vetëm tre njerëzit e gjallë që kanë ecur në Hënë.

Fotografitë nga ceremonia e dasmës në Los Anxhelos u shpërndanë nga vetë Aldrin në Twitter.

“Në ditëlindjen time të 93-të dhe ditën që do të nderohem nga “Living Legends of Aviation”, kam kënaqësinë të njoftoj se unë dhe dashuria ime, Dr Anca Faur kemi lidhur kurorë”, shkroi ai në Tëitter.

Anca Faur, 63 vjeç, e cili ka një doktoraturë në inxhinieri kimike, është nënkryetari ekzekutive e kompanisë së Aldrin, Buzz Aldrin Ventures.

Në vitin 1969, rreth 600 milionë njerëz dëshmuan se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë si pjesë e misionit Apollo 11. Ishte audienca më e madhe televizive në histori në atë kohë.

Pothuajse brenda natës, zoti Aldrin u bë një nga emrat më të famshëm në planet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

4 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

4 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

6 orë ago