BOTA

Njeriu që pritet t’i jap fund epokës Erdogan: Do t’i japim një mësim të mirë

Kemal Kilicdaroglu, lideri i Partisë Republikane Popullore turke, mund të jetë njeriu që do ta përmbysë të gjithëpushtetshmin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

The Economist ka publikuar një shkrim për Kilicdraoglun, i cili është duke u bërë gati për shoun më të rëndësishëm në karrierën e tij. Përderisapërgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Turqi, ai flet edhe për Erdoganin.

“Erdogan do të bëjë të pamundurën që të mos bie. Do ta shtojë presionin mbi gjyqësorin, do të përpiqet që t’i heshtë mediat e lira dhe ta manipulojë bordin e këshillit zgjedhor”, ka thënë Kilicdraoglu në zyrat e selisë së partisë së tij.

Megjithatë, ai ka vetëbesimin e lartë që pushtetit të pafund të Erdogan i ka ardhur fundi.

“Do t’i japim një mësim në kutitë e votimit”, ka thënë ai.

Kundërshtarët e Erdoganit janë duke u bashkuar. Më 28 shkurt, gjashtë parti opozitare, përfshirë Partinë Republikane Popullore, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku theksohet qëllimi i tyre për ta rrëzuar sistemin presidencial në Turqi, i cili i jep Erdoganit pushtet të pakontrolluar.

Ata synojnë t’i japin më shumë kompetenca parlamentit dhe t’i mbështesin institucionet shtetërore, duke filluar nga gjykatat dhe banka qendrore.

Ka ende punë që kjo aleancë të merret vesh për kandidatin e përbashkët për president, mirëpo indikacionet janë që Kilicdraoglu do të jetë emri i pajtueshëm, i cili mund t’i jap fund epokës Erdogan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago