KRYESORE

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada për kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se janë marrë vendimet për lehtësimin e kufizimeve për kosovarët që ia mësyjnë Gjermanisë.

Këto lehtësime do të hyjnë në fuqi nga data 25 korrik 2021, shkruan Gazeta Express.

Personat që janë të vaksinuar plotësisht do ta kenë të mundur që të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Megjithatë udhëtimi do të mundësohet vetëm dy javë pas marrjes së vaksinës së fundit apo dozës së dytë.

Ndërkohë personat e vaksinuar plotësisht, sipas parashikimeve nga fillimi i korrikut, do të mund të aplikojnë për viza në Ambasadën e Gjermanisë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim: Nga 25.06.2021 lehtësime të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19

Me efekt nga data 25.06.2021 për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 sërish do të jenë të mundshme udhëtimet nga Kosova drejt Gjermanisë me parakushte të caktuara.

Personat plotësisht të vaksinuar, 2 javë pas marrjes së vaksinës së fundit do të mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë për vizita, udhëtime afariste dhe qëllime turistike, me kusht që posedojnë vizën eventualisht të nevojshme.

Udhëzime: Personat plotësisht të vaksinuar, sipas parashikimeve nga fillimi i korrikut sërish mund të caktojnë termine për viza Schengen. Me rastin e parashtrimit të kërkesës, duhet të paraqiten dokumentet mbi statusin e vaksinimit.

E nevojshme për udhëtimin hyrës është një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë së paku para 14 ditësh me një vaksinë të lejuar edhe në Gjermani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago