Njoftim me rëndësi për diasporën nga Aeroporti i Prishtinës

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka kërkuar nga bashkatdhetarët të cilët janë në Kosovë dhe dëshirojnë të kthehen në vendet ku jetojnë t’u drejtohen kompanive ajrore apo agjencive ku i kanë blerë biletat.

“E dashur diasporë, kam dhënë maksimumin që gjatë tërë ditës të iu përgjigjem pyetjeve tuaja veç e veç në thirrjet telefonike, pastaj në mesazhet tuaja në fb, por kam aq shumë mesazhe, thirrje dhe pyetje (pothuajse të njëjtat) që nuk po kam mundësi t’i kthej prandaj:

– Për çdo fluturim dhe informatë se si të ktheheni në shtetet ku jetoni ( Gjermani, Itali, Zvicër dhe Francë) ju lutem të kontaktoni vetëm kompaninë ajrore/agjensionin në të cilin keni procesuarblerë biletat kthyese deri në njoftimin e ardhshëm!”, ka shkruar Gara në Facebook.