Të shtunën e ardhshme para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës do të protestohet. Protesta vjen pas vendimit të marrë nga BQK-ja për rritjen e çmimeve për sigurimin e automjeteve.
Grupi “Speedomaniaks”, përmes një postimi në facebook bën apel për të gjithë, përfshirë grupacione e biznese, që sa më masivisht të dalin të shtunën me datë 23 nëntor në orën 16:00 para objektit të BQK-.së
“Protesta është organizuar nga grupi Speedomaniaks, dhe janë të ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës. Në Francë derivatet janë rritur për 2 cent më shumë, të gjithë qytetarët janë organizuar që ta heqin atë vendim, kurse në shtetin tonë çmimet e sigurimeve janë rritur edhe me qindra euro”, thuhet në postimin e tyre.
Një pjesëtar i “Spedoomaniaks” i ka thënë portalit Koha.net se kanë marrë leje edhe nga Policia e Kosovës edhe nga Komuna e Prishtinës. Portali, po pret një përgjigje edhe nga PK-ja, nëse do të ketë të pranishme njësi policore.
“Neve na takon të mos rrijmë duarkryq, përballë kësaj padrejtësie. Merre veturën e hajde”, thuhet ndër tjerash në postimin e këtij grupi.
Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%, ka nisur të zbatohet nga dje.
Tash, drejtuesit e automjeteve janë të obliguar që të paguajnë sigurimin për 26 për qind më shtrenjtë.
Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” e “Garibaldi”, pranë BQK-së.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…