POLITIKE

Njohja nga Spanja/ Vjen reagimi i parë nga LDK, kjo është kërkesa për qeverinë

Mediat spanjolle sot kanë dhënë lajmin se qeveria e Pedro Sánchez përgatit një kthesë historike në qëndrimin e Spanjës për Kosovën me një njoftim që do të përfshijë njohjen e parë de facto të Kosovës që nga pavarësia e saj nga Serbia në vitin 2008.

E pas këtij lajmi të publikuar, ka ardhur reagimi i deputetit të LDK-së, Besian Mustafa.

“Spanja është shteti më i madh i pesëshes së BE-së që nuk njohin ende Kosovën. Ajo së fundmi ka treguar nevojën për të përforcuar pozicionin e saj vendimarrës dhe ndikimin në politikën e jashtme të BE-së. Njëkohësisht, duke rreshtuar edhe më tej politikën e saj të jashtme me Amerikën, Spanja synon avancimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve në rendin e ri ndërkombëtar që po shpaloset së fundmi”, ka shkruar Mustafa.

Më tej, ai shkruan se interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vi të njëjtë.

“Këto dy nevoja duket të kenë çuar tek vendimi i Qeverisë spanjolle që së shpejti të hapë një zyre ndërlidhëse për çështje ekonomike dhe/ose kulturore në Prishtinë. Lajm i mirë për Kosovën. Shpresoj diplomacia jonë të ketë qartësinë strategjike të përfitojë shpejt nga ky vendim duke zbërthyer se interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vi të njëjtë”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago