POLITIKE

“Problemin e keni me mua”, biznesmenin Luca e “lëshojnë nervat”, ofendon fermerët: Barbona, mos protestoni

Biznesmeni Gjergj Luca nuk e ka fshehur dot irritimin e tij me fermerët të cilët protestuan për disa ditë me radhë. Luca, në një takim ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, u drejtohet fermerëve me terma fyes, duke i cilësuar si “barbona”.

Më tej biznesmeni Luca shprehet se fermerët duhet të falenderojnë qeverinë për mbështetjen ndaj fermerëve e bujqësisë dhe jo të protestojnë për TVSH-në. Në një moment Luca, shprehet se fermerët e kanë problemin me të dhe jo me qeverinë.

“Nuk hymë dot në rresht për të na kontrolluar. Ne jemi formalizuar. E njëjta gjë është bërë me bujqësinë. Dalin sot në rrugë dhe gërthasin përditë “hiqni TVSH-në”. TVSH-ja është një taks e mbartur, që në finale ajo shkarkohet. Pra TVSH nuk është taksë, por taksë që e paguan konsumatori, dhe më vjen keq për kolegët e bujqësisë që dalin në rrugë dhe pasi kanë marrë një sponsorizim nga shteti shqiptarë, dhe një mbështetje rreth 200 milion euro, për 4 vjet. Dhe të dalin në rrugë të flasin për TVSH, cila TVSH? Ne të gjithë bëjmë vetë faturim. Fshatari bën vetë faturim. Cili ju ka ardhur ju në baraka, cili ka shkuar në fermë? Cili ka shkuar në stallë? Cili ka shkuar në këto kapanonet që bëjnë? Dhe i ka thënë vetë faturo këtë dhe i kanë kontrolluar? Cili? Në të gjithë kemi vetë faturuara atë mall që kemi. A ka komoditet më të madh për ne dhe fermerët, që të vetë faturojë veten? Atëherë një nga magazinat që e blejnë dhe unë jam një nga magazinat, ne duhet të demostrojmë që duhet të paguajmë në shtet TVSH-në, për prodhimin që vetë faturojmë fermerët, vetë faturojmë anijet. Problemin e keni me grosistat. E keni me magazinat, Mund ta keni me mua, që jam grosist i madh, mund ta keni me Malin, mund ta keni me Besimin. Nuk e keni me shtetin. Dhe ata njerëz që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit, 200 milion i është dhënë bujqësisë. Dhe ne është viti i parë që shohim gjithë këtë arritje. Dhe asnjë nuk del për ta përmendur 200 milion për 4 vjet. Dhe dalin qisin 10 barbona atje, që është turp. Për TVSH-në që nuk e mban as, ferma as fshatari, as sera, dhe asnjë send. Dhe kjo është e turpshme. Të merren me njerëzit që punojnë gjithë ditën, ti manipulojnë, është e turpshme.” tha Luca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago