Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit, po e përkrah fuqishëm Vjosa Osmanin, pas ‘përplasjeve’ që kjo e fundit kishte me udhëheqësit e LDK-së, apo një grup ‘liderësh’ të vjetër të kësaj partie, por që aktualisht janë ‘bosët’ e LDK-së.
Vjosa Osmani në një intervistë të gjatë mbrëmë tregoi shumë gjëra që po bëjnë partia kundër saj. Ajo madje nuk po ftohet kohën e fundit as në mbledhjet e LDK-së.
Megjithatë, Vjosa tha se do të i paditë të gjithë ata që e fyen dhe e linçuan.
E pas kësaj, përmes një postimi në Facebook, familja e Haki Imerit po e përkrahin Vjosa Osmanin.
“A po e përfaqëson Vjosa Osmani votuesin e LDK-se?
PO 78% JO 22%
Është një indeks real se Vjosa Osmani ka një mbështetje popullore dhe duhet marre timonin e LDK. Fushata linçuese demonizuese ndaj Vjosa Osmanit nga shërbëtor te politikave ditore te padroneve vetëm sa do ta forcoje Vjosën.
Vjosa Osmani je numër UNO. Vjose jemi me ty”, shkruan familja Imeri në Facebook.
Ndryshe Osmani, ka lëshuar një paralajmërim për kolegët e saj partiakë, për të cilët thotë se po shpifin e po e ofendojnë.
Ajo ka paralajmëruar padi ndaj zyrtarëve të LDK’së, duke kërkuar që edhe strukturat e larta të partisë të distancohen nga ato që ajo i ka cilësuar shpifje.
“Ka zyrtarë të lartë të LDK’së që thonë se Vjosa ka bërë thirrje që të mos i besojmë Amerikës. Pa asnjë fije marre… Në mënyrë që të ofendojnë”, ka thënë ajo.
“Mos të flasim për ofendime që bëhen pastaj në baza gjinore”, ka shtuar Osmani.
“Unë sot nuk mund të hesht sepse i kam dy vajza të vogla”, ka thënë nënkryetarja e LDK’së.
“Nuk do t’i duroj asnjërin. Le ta kenë të qartë ata zyrtarë që shpifin e gënjejnë e ofendojnë përtej imagjinatës njerëzore, me gjuhën më të shpifur, do të përfundojnë në hetime”, ka paralajmëruar Osmani.
“Nuk do të thotë që do të hesht. Përkundrazi. Do të tregojnë pse shpifin për mua. Pres që strukturat e larta të LDK të distancohen nga shpifjet e tilla”, ka thënë ajo.