POLITIKE

Nuk e njeh Kosovën, por është pro liberalizimit të vizave, zbulohet qëllimi i Vuçiqit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka befasuar me qëndrimin e tij pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Por, Vuçiq ka shtuar se nuk tregon arsyen pse është pro. Megjithatë, deklarata e Vuçiqit është me hile.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se propozimin e Vuçiqit nuk duhet as besuar dhe as dëgjuar, sepse qëllimi i tij, sipas Mehazit është që të zbrazet Kosova që të manipuloj më lehtë Vuçiq në Kosovë.

Tutje shton se fjalët e tij nuk duhet besuar asnjëherë, madje një personi të tillë i cili vazhdimisht deklaron se nuk do e njohë Kosovën.

“Liberalizimin e vizave që e do presidenti i Serbisë Vuçiq për Kosovën le të jetë për qytetarët e Serbisë e jo për Kosovën, pastaj ai nuk është kurrfarë faktori për liberalizimin e vizave, pasi dihet se kush liberalizon vizat, BE-ja e jo halli i Vuçiqit, propozimin e tij as që duhet dëgjuar e jo më besuar. Qëllimi i tij dihet, ai kurrë nuk ua do të mirën qytetarëve shqiptarë të Kosovës, kuptimi i liberalizimit të vizave i Vuçiqit për Kosovën është që të zbrazet sa më shumë për të manipuluar ai më lehtë me elitën politike të Kosovës. Fjalët e kriminelit të tragjedisë së Bosnjës dhe Kosovës, Vuçiq, kurrë nuk duhet besuar, si t’i besojmë personit që sa herë deklaron se kurrë nuk do ta njoh Kosovën si shtet. Liberalizimi i vizave i Vuçiqit për qytetarët e Kosovës e ka kuptimin, kah sytë atje dhe këmbët për kosovarët. Liberalizimin që do ai qoftë për qytetarët e Serbisë e jo për Kosovarët”, deklaroi Mehazi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

16 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago