Një kometë që nuk është parë që nga koha kur Neandërtalët popullonin Tokën pritet që të bëjë një “udhëtim kthimi.” Astronomët tashmë kanë shpërndarë edhe foton e parë të detajuar të “topit kozmik prej bore”.
E njohur formalisht si C/2022 E3 (ZTF), kometa e orbitën diellin çdo 50 mijë vite dhe pritet që t’i afrohet planetit tonë më 1 prill të 2023.
E3 është zbuluar në mars, por shkencëtarët së fundmi shkrepën foton e parë të detajuar të saj që tregon edhe bishtin në të gjitha ngjyrat e tij.
Kometa është shumë e zbehtë për t’u parë pa një teleskop por mund të shihet me sy të lirë kur të jetë 26 milionë milje larg nesh.
E3 do të jetë kometa e pare që mund të shihet me sy të lirë që nga kalimi i NEOWISE në korrik të 2020.