KRYESORE

Vuçiç: Pa garancitë e SHBA-BE do të kishim pasur një fatkeqësi me NATO-n

Serbia ka qenë në prag të një fatkeqësie me NATO-n për shkak të tensioneve në veri të Kosovës. Këtë e konfirmoi vetë presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili bisedoi së fundmi me përfaqësuesit europianë për t’u thënë që të bëjnë kujdes në përmbushjen e garancive të dhëna për heqjen e barrikadave.

Sipas tij, situata në veri të Kosovës është më e rrezikshme dhe më e vështirë nga se mendojnë ndërkombëtarët.

“Do të kishim pasur një fatkeqësi me NATO-n, por ia dolëm ta shmangnim atë në këtë moment. Populli serb është i vendosur të mos lejojë më terrorin. Kam frikë nga papërgjegjësia dhe pushtetarët arrogantë të Prishtinës”.

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë

Ndër garancitë që, sipas tij, duhet të respektohen është edhe fakti që policia e Kosovës nuk mund të shkojë më në veri pa pëlqimin e serbëve lokalë atje. Një përgjigje dha edhe ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që kritikoi qëndrimin se barrikadat në veri të Kosovës ishin mjet paqësor proteste.

“Ne mendojmë ndryshe për Kosovën. Më duket interesante se sa cinike ishte vërejtja e tij. Ju kujtohet se ka pasur konflikte, kështu që kanë vrarë policë, edhe kur vret dikë, nuk je vrasës, por merr amnisti dhe bëhesh krah politik. Askush nuk vrau njeri këtu, njerëzit shprehën protestën e tyre. Pse ata që shprehën në mënyrë paqësore vullnetin e tyre nuk duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë? Çfarë sulmi ndaj EULEX-it me bombë shokuese po thoni? Fëmijët 16-vjeçarë që shkojnë në stadium qeshin me të”.

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë
Ndër të tjera, presidenti serb përsëriti frazën e përhershme se pret një periudhë të vështirë për Kosovën në muajt e ardhshëm. Vuçiç konfirmoi se përfaqësuesit ndërkombëtarë do të zbarkojnë në Beograd në gjysmën e parë të janarit, siç tha ai “njerëz të mëdhenj nga bota do të vijnë për të kërkuar arritjen e një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Kosovën”

Duke komentuar propozimin franko-gjerman, ai bëri të ditur se në Bruksel nuk do të shkojë për biseda serioze me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Vuçiç shtoi ndër të tjera se gjatë negociatave nuk ka arritur askush “që t’i thyejë as gishtin e vogël të dorës së majtë, e lërë më shpinën”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago