KRYESORE

Krasniqi: Pavarësisht rasteve të fundit me COVID-19, Kosova po shkon drejt fundit të pandemisë

Infektologu Valbon Krasniqi ka treguar se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë.

Ai për RTV Dukagjinin ka thënë se 8 prej këtyre pacientëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, dy të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi ndërsa dy prej tyre janë në rapartin intenziv.

Duke folur për fazën e dytë të relaksimit të masave të marra nga qeveria, Krasniqi ka thënë se duhen marrë parasysh shume faktorë kur vendoset për masat kufizuese.

“Para se gjithash duhet marrë parasysh dendësinë dhe madhësinë e popullatës, kapacitetet e sistemit shëndetësorë deh faktorët epidemiologjikë në terren”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi ka thënë se pavarësisht oshilimeve në ditët e fundit sa i përket të prekurve me COVID-19, Kosova po shkon drejt fundit së pandemisë.

“Kam thënë se asnjë pandemi nuk përfundon menjëherë. Megjithatë duhet ta dimë që ende virusi është prezent tek ne dhe nuk duhet të relaksohemi në tersi në mënyrë që të mos na përsëritet ndonjë shkallë e lartë e transmetueshëmrisë së virusit”.

Infektologu ka thënë se nëse virusi nuk pëson ndonjë mutacion të madh edhe nëse kthehet në shtator nuk do ta ketë agresivitetin siç e ka pasur tani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

18 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago