Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, ka bërë të ditur në Instagram-in e tij pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se qëndrimi i tij është i prere në mos njohje të Kosovës dhe se “nuk ka dorëzim”.
Pas takimit që këshilltarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, bashkë me Lajçak-un patën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ata udhëtuan drejt Beogradit.
Konferencë për media nuk ka pasur, por Vuçiç ka shkruar në profilin e tij në Instagram, se temë e takimit ishte “Kosova”.
“Folëm për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës”, ka shkruar Vuçiç, raportojnë mediat serbe.
“Jemi gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk ka dorëzim! Rroftë Serbia!”, përfundon postimi i Vuçiç.
Takimi i Kurtit me Lajcak, Bonne dhe Plotner
Në anën tjetër, Kurti nuk ka dalur me një koment pas takimit, përveç se Qeveria e Kosovës lëshoi një komunikatë ku thuhej se “u theksua që Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë”, shkruhet në komunikatë.
Gjithashtu, bëhej e ditur se “Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”.
Para mediave, por fare shkurtimisht, ka folur Lajçak. Ai deklaroi se “bisedimet ishin të thella”, por “detaje s’mund të jap”.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…