KRYESORE

Nuk sosin shkatërrimet në Ukrainë, Rusia hedh bombën 1.5 ton

Rusia ka ezauruar një pjesë të mirë të arsenalit të saj gjatë vitit të luftës në Ukrainë, në veçanti për sa i përket pjesës raketore. Kapaciteti i industrisë së Moskës për të gjeneruar armë të reja nuk është në gjendje të zëvendësojë armët që përdoren çdo ditë në fushëbetejë, ose shkatërrohen nga forcat ukrainase.

Ky nuk është totalisht një lajm i mirë, sepse ndoshta për këtë arsyeje, gjeneralët rusë po fillojnë të përdorin një kategori armësh që deri më tani nuk kanë shfaqur në fushëbetejë, me një kapacitet shkatërrues tejet të madh.

Sipas revistës Defense Express, rusët kanë përdorur për herë të parë në Ukrainë, pikërisht ne zonën e Chernihiv, një bombë me peshën 1.5 tonelatë, ku një tonelatë eshte vetëm eksplozivi me potencial të lartë.

Bëhet fjalë për bombën PAB-1500B, që është shfaqur në Rusi për herë të parë në vitin 2019. E gjatë rreth 5 metra, bomba mund të hidhet nga ajri nga bombardueset prej një lartësie që shkon edhe në 15 kilometra, duke shkatërruar objektiva që ndodhen edhe nëntokë.

Nuk dihet ende pse dhe kundrejt cilit objektiv është hedhur bomba, e cila ka synon zakonisht bazat ushtarake të mbrojtura, pse infrastrukturën e dimensioneve të mëdha.

Ndërkohë, situata në terren është dramatike, veçanërisht në rrethinat e qytetit Bakhmut, tashmë e rrethuar nga forcat ruse.

Burimet në terren flasin tashmë për dyluftime që po ndodhin në qendër të qytetit, edhe pse rusët ende nuk po arrijnë kontrollin  e qytetit të fortifikuar, të cilin po tentojnë të pushtojnë nga maji i kaluar. Sipas komandës ukrainase, forcat ruse po përjetojnë një gjakderdhje të madhe në atë vend, ku më shumë se 500 ushtarë çdo ditë humbën jetën ose plagosen aty.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

7 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

17 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

23 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago