Ka shkuar në 29 numri i viktimave të tërmetit, që goditi vendin mbrëmjen e djeshme, ndërsa numri i të zhdukurve ende nuk dihet saktësisht.
Në këto momente po nxirren nga rrënojat në Thumanë Pëllumb dhe Çelike Greku, ndërsa mëngjesin e sotëm humbi jetën dhe djali i tyre Saimiri, në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.
25-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht se u nxor i gjallë nga rrënojat. Më herët mëngjesin e sotëm, u nxorën po ashti të vdekur nga rrënojat Klement dhe Hajredin Çupi, djali dhe babai, duke e rënduar ndjeshëm bilancin e viktimave.
Mes viktimave të tërmetit me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka pasur gra, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa ajo që e bën dhe më të trishtë të gjithë situatën është numri i madh i personave që kanë humbur kontaktet me familjarët.
Dita e sotme është shpallur ditë zie Kombëtare, ndërkohë që kryeministri Edi Rama shpalli mëngjesin e sotëm gjendjen e jashtëzakonshme në Thumanë dhe në Durrës.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…