FOTO&VIDEO

“Qohu Enver”, “Shporruni njëherë e përgjithmonë”, Prokuroria e çon në paraburgim gjakovarin që përhapi urrejtje gjatë promovimit të librit të tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 paragraf 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 12 gusht 2021, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli, ku i pandehuri H.M., gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urrejtje dhe përçarje.

“Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, “Qohu Enver”,

“Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik në Republikën e Kosovës”, njofton prokuroria.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 14 gusht 2021.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

8 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

15 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

16 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

16 orë ago