Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite”.
Me këto fjalë, Endri Fuga, drejtori i Komunikimit të Kryeministrisë tentoi të shuante flakën e portaleve për incidentin ku shefi i tij ishte përfshirë gjatë një udhëtimi nga Gjermania në SHBA në dhjetor të vitit të kaluar.
Dhe Fuga publikoi një gjysmë faqeje të letrës së kompanisë “Lufthansa”. Në atë gjysmë-faqeje thuhet: “Në emër të Lufthansa German Airlines, kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni zbritur nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që ka shkaktuar kjo ngjarje”.
Megjithatë e-maili nuk e shfajëson Ramën nga pretendimet e ngritura në Der Spiegel. Në të kompania është e kujdesshme të shprehet se kërkonte ndjesë vetëm “në rast se sjellja e ndonjë anëtari të ekuipazhit ishte perceptuar si jo e përshtatshme dhe nuk ishte trajtuar me ndjeshmërinë dhe diskrecionin e nevojshëm”.
Kjo sepse drejtuesi i Lufthansa, Carsten Spohr në intervistën për “Spiegel” e ka mbështetur veprimin e kompanisë së tij për “një shef qeverie” që kishte refuzuar të vendoste maskën.
“Si për çdo pasagjer asistenti i fluturimit iu lut me mirësjellje zotërisë të vendoste maskën: një herë, dy herë. Pas kësaj drejtuesja e kabinës shkoi tek ai: një herë, dy herë.
Pasi edhe pas kësaj nuk ndodhi asgjë kapiteni u kujdes që pasagjeri të zbritej nga bordi i shoqëruar nga policia federale. Unë mbështes plotësisht ekuipazhin tonë, nuk ka trajtime preferenciale,” – shtoi ai.
Edhe komentuesit i kërkojnë Fugës në profilin e tij në Twitter që të publikojë letrën e plotë të Lufthansa.
“Postimi i gjysmës së letrës është mashtrim” – shkruan dikush. “Po pra, me foto te emailit per gjysem. Propagande idiote. Jepe te gjithe emailin Fuga” – e mbështet dikush tjetër.
“Fjala kyçe e kesaj pjese hyrëse te nje letre te gjate kam pershtypjen, eshte “perceived” = “perceptuar” – vëren një i tretë që gjithashtu sheh se letra nuk është e plotë.
“Po gjysem tjeter ka letra? Te gjithe njerzit qe fluturonin me Lufthansa ne dhjetor 2021 duhet te mbanin maskë! Edhe Rama! Keto falje nuk mohojne lajmin” – shkruan një tjetër komentues.
I pyetur nga BIRN për të dhënë sqarime mbi pretendimet e “Spiegel”, Fuga tha se “nuk kishte asgjë për të shtuar”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…