BOTA

NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht deklaratave të tij se ishte kundër drogave të paligjshme.

New York Times raportoi se ai ka përdorur ekstazi, kërpudha psikedelike dhe mbi të gjitha ketaminë, anesteziku që i shkaktoi mbidozë vdekjeprurëse aktorit të serialit “Friends”, Matthew Perry, transmeton A2 CNN.

“Përdorimi i drogës shkoi përtej përdorimit të rastësishëm. Musk u tha disa njerëzve se po merrte aq shumë ketaminë saqë ndikoi në fshikëzën e urinës si përdoruesit kronikë.”

Sipas New York Times Musk ka përdorur ekstazi dhe kërpudha halucinogjene. “Ai mbante me vete një qese me recetë ditore me rreth 20 pilula gjatë udhëtimit, përfshirë disa me karakteristikat e stimuluesit Adderall, sipas një fotoje dhe njerëzve që e panë atë”, tha gazeta, raporton A2 CNN.

“Nuk është e qartë nëse Musk po përdorte drogë kur u bë një zyrtar i përhershëm në Shtëpinë e Bardhë këtë vit me qëllim për të ulur burokracinë federale.

Musk ka pranuar në të kaluarën se përdorte ketaminë herë pas here, disa herë në muaj, për të mbajtur nën kontroll depresionin dhe i tha biografit të tij, Walter Isaacson, se “nuk i pëlqen të përdorë drogëra të paligjshme”. Megjithatë, kohët e fundit, ai ka zhvilluar “zakone më të rrezikshme”, raportoi Times, “duke përdorur ketaminë shpesh, ndonjëherë çdo ditë, dhe duke e përzier atë me droga të tjera”, shkruan A2 CNN.

Vija ndarëse midis përdorimit mjekësor dhe rekreativ ishte e paqartë, duke shkaktuar shqetësim tek disa prej atyre që ishin afër tij, tha Times.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago