Një 50-vjeçar nga Elbasani ndodhet në vdekje klinike në Tiranë. Ai është Gazment Kurmaku 50-vjeç, kryekamarieri i një kompleksi në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit.
Por çfarë ka ndodhur?
Nga burime zyrtare mesohet se gjithçka ka nisur tre ditë më parë. Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.
Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si një sherr banal
Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vdekje klinike.
Ndërkohë në foton e siguruar të autorit të ngjarjes, Erjon Llapushit, ky i fundit shkruante në rrjetin e tij social “Facebook” se i përkiste besimit islam. Në profil ai shkruante: “O Allah ma mer jeten si Besimtar Musliman”.