Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vendosur firmën në një dokument i cili është iniciuar në vitin 2018, e që ka të bëjë me vendosjen e “tiketave ngjitëse” në vetura pasi ato ta kalojnë kontrollin teknik.
Por, një raport i Auditorit të Brendshëm kishte gjetur shkelje të shumta në këtë proces.
Madje vitin e kaluar, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në këtë rast, Task-Forca Kundër Korrupsion e Policisë së Kosovës pati nisur hetime.
Edhe në të kaluarën kishte pasur disa tentativa që të shkruhej një marrëveshje e tillë, por për dallim nga marrëveshja aktuale ku çmimi i një tikete është 5 euro, në vitin 2013 kjo tiketë kushtonte rreth 2 euro