Ushtarët e Kosovës dhe ushtarët e Shqipërisë janë bërë bashkë për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përgëzuar ushtarët për suksesin në stërvitjen e përbashkët.
“Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë. Së bashku gjithmonë më të fortë”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.